Shqip



E keni ditur se...

  • Pfadi-lëvizja me më tepër se 22'000 vajza dhe 28'000 djem është organizata më e madhe rinore në Zvicër?
  • Pfadi-lëvizja është e pavarur politikisht dhe e pavarur nga religjioni?
  • Pfadi përkundër të gjithave, fëmijëve dhe të rinjëve me të meta u mundëson pjesmarrje të barabartë?
  • Pfadi-lëvizja shkollon dhe rishkollon udhëheqëset dhe udhëheqësit e tyre sipas metodave më bashkëkohore, në bashkëpunim me Rininë dhe Sportin?
  • Pfadi-lëvizja ka në tërë botën, në më shumë se 160 shtete, më tepër se 38 milion anëtarë?

Aktivitet tona

Duke i’u falënderuar traditës gadi 100-vjeqare të lëvizjes sonë, ne i njohim nevojat e fëmijëve dhe të rinjëve dhe ata na njohin ne: nga librat, filmat dhe rrëfimet. Koha e fundit që edhe ju të kyqeni!
Pavarësishtë se a është në qytet apo në fshatë, pavarësishtë se a është brenda apo jashtë, organizimet tona janë aq të shumëanshme, siq janë edhe vetë interasat e fëmijëve dhe të rinjëve:
  • Pushimet nën tenda apo në pushimore, sajime të lira dhe përjetime të aventurave
  • Me u shfrenuar, me luajtur, me zirë, me kënduar, dhe me qenë në çarkullim
  • Nën zjarrin e kampit me biseduar, qeshur dhe filozofuar
  • Ngjitja lartë urave me litarë dhe ndërtimi i kasollave: në raportin "ti me ti" me natyrën me qëndruar (me u njohën aq mirë mes vehte)
Në qendër qëndron gjithmonë jetesa në grupë. Këtu thurren plane, lidhen shoqëri dhe thjeshtë bisedohet për gjithçka, çka e ngarkon dikend.

Grupet e moshave

Varësishtë nga mosha i takojmë grupit të:
  • Wölfli (Ujqëve dhe Bletëve) (prej 6 gjer 10 vitesh)
  • Pfadi (prej 10 gjer 14 vitesh)
  • Cordées, Raidern apo Pionieren (prej 14 gjer 17 vitesh)
  • Rovern (udhëheqësve) (prej 18 viteve)
Shumë nga Roverët janë njëkohësishtë edhe udhëheqëse dhe udhëheqës tek grupet e moshave të tjera. Këta përgaditen qysh herët për këtë detyrë me obligime të madhe dhe përkatësishtë shkollohen.

Qëllimet tona:

Pfadi domethënë përjetime, shoqëri të paharrueshme dhe shumë argëtim. Njëkohësishtë ofronë edhe shansë, që përmes lojës të njihet kompetenca sociale, në të cilën mësohet:
  • Zhvillimi i gjithanshëm i personalitetit vetjak
  • Kushtimi i vëmendjes në bashkëjetesë dhe zgjidhja e problemeve
  • Të rishiqohen në mënyrë kritike vlerat vetanake dhe të tjerëve, të jesh i hapur dhe të mendohet
  • Të merret përgjegjësia për vehte dhe të tjerët
  • Të respektohet natyra dhe ambienti dhe të veprohet me përgjegjësi ndaj saj.
Me moton „Mëso duke vepruar“ Pfadi oragnizojnë aktivitetet e tyre, sa të jetë e mundur në mënyrë vetjake, varësishtë nga mosha, dhe kështu i realizojnë në mënyrë aktive ëndërrat e tyre.

Mirë se vini përzemërsishtë

Të jeshë bashkëpjesmarrës në Pfadi është fare thjeshtë, ngase të gjithë fëmijët dhe të rinjët janë të ftuar me mirëseardhje tek ne për të “shiquar/provuar”! Kush në Pfadi gjenë shoqe dhe shokë të rinjë dhe me ta përjeton aventura të marra, do të mbetet në zemër gjithmonë një Pfadi –njashtu siq janë edhe shumë persona me renome, në tërë botën-...

Ende keni pyetje?

Udhëheqëset dhe udhëheqësit e Pfadi-degëve lokale do të ju tregojnë me dëshirë edhe më tepër për Pfadin dhe programet e tyre dhe do të ju ndihmojnë tek të gjitha pyetjet e tjera.